
Adapharma dhe Adapharma 2
Ne besojme se nje farmaci meriton te quhet e tille kur nuk eshte thjesht nje dyqan shitjeje por nje vend ku produktet dhe sherbimet jane njesoj te rendesishem.

Matje e tensionit arterial.
Matja e tensionit arterial eshte nje matje rutine e cila mund te behet edhe personalisht nese perdoren instrumentet e duhur apo jeni eksperte te fushes.
Nje matje e tensionit arterial behet larg ushqimit, larg sforcove fizike te cdo lloji dhe larg pijeve me efekt nxites si kafeja apo alkooli.
Matjet e tensionit arterial qe kryhen ne lartesine e krahut afer me zemren jane ato me te saktat por edhe ato i nenshtrohen disa rregullave te thjeshta si per shembull mos beni matje te njepasnjeshme pa kaluar 5 minuta nga njera matje ne tjetren, mos i besoni aparateve me veshe nese po masni tensionin per veten tuaj sepse tensioni arterial i ulet apo i larte ndikon ne degjim si edhe masni tensionin ne orare te njejta, trupi juaj ka ritmet e tij.

Matje e Glicemise, Kolesterolit dhe Triglicerideve.
Eshte nje gje qe dihet tashme, edhe laboratoret e analizave per te kryer matjet e kolesterolit, triglicerideve dhe glicemise perdorin reagente kimike qe nderveprojne me gjakun.
Te njeten pune bejne edhe aparatet si ata qe shume vete kane ne shtepite e tyre per matjen e glicemise (diabetit thene rendom).
Keto aparate bejne "leximin" e fishes se lagur me gjak e cila ndryshohet nga veprimi i ketij te fundit me reagentet e gjendur ne fishe dhe keshtu marrim rezultatin e deshiruar.
Aparatet e perdorura ne Farmacite Adapharma dhe Adapharma 2 jane aparate te standartizuara ne komunitetin europian per matjen e tre treguesve,; kolesterol total, trigliceride dhe glicemi.

Prenotime per produkte ne munges​e.
Mjeket shkruajne ilacet ne te cilat besojne dhe qe ju kane dhene rezultate por shpesh edhe puna e tyre dhe se bashku me ta edhe puna jone nuk kane rezultatet e duhura.
Arsyeja eshte e thjeshte, mungese ne treg.
Mungese per arsye regjistrimi, mungese per arsye furnizimi, mungese per zgjedhje te firmes prodhuese.
Ne kete situate pervec zgjidhjes qe mund t'ju jape mjeku duke e zevendesuar me nje produkt te ngjashem ne do perpiqemi ta gjejme ne depot me te cilat punojme apo edhe ne farmacite e kolegeve qe ndodhen aneembane vendit.
E gjitha kjo pa asnje kosto shtese per ju.

Prenotime te vizitave prane klinikave apo spitaleve italiane.
Sa here keni dashur te prenotoni nje vizite ne spitalet apo klinikat italiane?
Mund edhe tju jete dashur te dergoni analizat tuaja ne laboratoret drejt vendit fqinj per te marre nje pergjigje te ndryshme nga ato te Shqiperise.
​
Ne e dime sa e rendesishme eshte per ju te dini qe keni bere gjithcka per shendetin tuaj apo te te dashurve tuaj.
Farmacite Adapharma dhe Adapharma 2 brenda 24 oreve nga kerkesa juaj ju japin nje orientim te sakte me dy ose tre mundesi nga te cilat ju vete do te zgjidhni sherbimin qe ju peshtatet me shume sipas kerkesave tuaja.