top of page

Keshilla dhe kuriozitete

Nuk duam t'ju lodhim me shume keshilla por do te perpiqemi te sintetizojme mendime jo shume te gjata (keshtu mund te mbahen mend) si edhe praktike edhe nga ana e realizimit. Eksperienca ka treguar qe eshte me mire te spiegohet sa me shume sepse ne kete menyre edhe vete personat e interesuar arrijne te ndjekin rekomandimet me mire.

Dekalogu kunder gripit.



1) Evitoni sa te mundeni faktoret e rrezikut si tymi, ambientet e mbyllura me shume njerez, higjenen e paket.

2) Perdorni fruta dhe zarzavate te fresketa cdo dite deri ne 5 porcione. Shtojini hudher te fresket sallatave te perditshme.

3) Shtoni Vitamine C nga frutat apo integratore vitaminike si shurupe apo tableta.

4) Ne simptomat e para te gripit pini 2-3 filxhane caj te pregatitur me karafil te thare dhe nje copez kanelle. Pasi te zieje pak e lini per infuzion edhe 20-30 min, shtoni nje luge mjalte dhe lengun e gjysem limoni.

5) Per te nderprere rrjedhen e semundjes jane shume efikase integratoret me baze ECHINACIN e cila eshte propaganduar si sherim per shume patologji por kerkimet deri me sot kane vertetuar vetem dy aftesi te saj....................

 

Para apo pas buke ?

 

Gjithmone kemi kete shqetesim. Ilacet merren para apo pas buke? 

Ilacet merren ne menyra te ndryshme sepse kane cilesi te ndryshme. Per shembull piroxicam, ibuprofen, naproksen, diclofenac jane medikamente qe duhen marre me stomak plot sepse jane demtues te mukozes gastrike.

Ciprofloksacina dhe tetraciklina duhet te mos merren kur ne stomak ka prezence kalciumi (qumesht, kos, gjize etj) sepse ky i fundit i "bllokon" efikasitetin por jo te gjithe antibiotiket kane te njejten sjellje.

Rast per tu permendur eshte ampicilina apo disa makrolide te cilet nese merren me stomak plot demtohen nga aciditeti i stomakut dhe bejne me pak efekt. Per antibiotiket mund te thuhet se eshte thelbesore  marrja ne orare te rregullta qe te garantohet prezenca ne trup ne sasine e duhur.

Nga ilacet e zemres me te perfapur si ACE bllokuesit vetem kaptoprili duhet marre me stomakun bosh (nje ore para apo dy ore pas ushqimit) te tjeret kushte te vecanta. 

Histori me vete kane ilacet per te cilat na duhen efekt sa me i shpejte si per shembull paracetamoli, merret me stomakun bosh keshtu fillon efektin me shpejt.

Kush tha qe nuk duhet te hani???

​

​Festat iken, vera po vjen dhe bashke me te edhe deshira per te qene sa me ne forme ndaj ne kete periudhe dietat e te gjitha ngjyrave e llojeve shkruhen, publikohen ne gazeta dhe web, transmetohen nga miqte e komshinjte sa nuk mbahen as mend..

Vetem se te gjitha kane nje baze.

Te hani sa me pak, vetem se per nje trup sa me ne forme nuk mjafton te beni "greve urie". Perkundrazi duhet te hani dhe biles shpesh...

Me te vertete????? 

Po, po me te vertete!
Nese kalojme shume ore pa ngrene, metabolizmi yne ngadalesohet ne menyre te theksuar dhe keshtu djeg me pak yndyrna.
Per me teper konsumi i kalorive shtohet shume pas aktivitetit fizik ( ne qofte se keni vullnet ta beni)
por edhe pas vakteve sepse trupit i duhet energji per te tretur ushqimet.

​

Kerkoni informacion

​Adapharma                                                                                                                        Rruga "Qemal Stafa", nr 214

Kodi postar 1000, Tirane

Albania

Tel: +355 42 40 03 35

email : ada.pharma@yahoo.it

​



​Adapharma   2                                                                                                               Rruga "Qemal Stafa", nr 214

Kodi postar 1000, Tirane

Albania

Tel: +355 42 40 03 35

email : ada.pharma@yahoo.it

​



  • facebook
  • googleplus
  • tbird

Copyright 2012 Adapharma dhe Adapharma2

Jemi ketu

bottom of page